Janë përkujtuar dëshmorët Milaim Loku Komandant i togut dhe Emërllah Kuqi, në përvjetorin e 27-të , të rënies së tyre heroike. Në nderim të dy dëshmorëve, Kryetari i Komunës Sabedin Vishi me bashkëpunëtorë, përfaqësues nga OVL e UÇK-së, familjarë dhe qytetarë të tjerë vendosën kurora lule dhe bënë homazhe tek vendi i rënies, pranë pllakës përkujtimore. Ndërsa në emër të Komunës së Kaçanikut, të pranishmit në manifestim i përshëndeti drejtori për Kulturë, Rini e Sport Lulzim Krasniqi, i cili shprehu nderimin më të lartë për jetën dhe veprën e të rënëve për atdhe, duke shtuar së Milaimi e Emërllahu iu bashkuan rradhëve të UÇK-së duke besuar plotësisht në idealin e lirisë.
Në emër të OVL-së së UÇK-së dega në Kaçanik foli veterani Jeton Kuqi, i cili tha se gjithmonë do të përkulemi me respekt para jetës dhe veprës së të rënëve për atdhe, sepse gjaku i tyre u bë drita e lirisë sonë. Kurse në emër të familjeve të dëshmorëve të pranishmit i përshëndeti dhe falenderoi për pjesëmarrje Hazbi Loku.
Në këtë ditë përkujtimore u bënë homazhe dhe u vendosën kurora me lule poashtu edhe në Kompleksin Memorial të Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik.