Fituese e Festivalit të IV –të e këngës popullore për Fëmijë “Kaçaniku 2010” shpallet Ermelinda Luzha me këngën “E kujtoj atë takim”
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 11 vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve në Lagjen e re dhe Rakoc, për tri ditë rresht, në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj” është mbajt Festivali I IV –të i këngës popullore për fëmijë “Kaçaniku 2010”, ndërkaq ka përfundua sot me mbrëmjen finale. Në mbrëmjen e tretë finale u prezantuan 20 solistë ndërkaq vendi i parë i takoi solistes Ermelinda Luzha me këngën “E kujtoj atë takim”. Shpërblimin për vendin e parë ia dhuroi kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku.Vendi i dytë i takoi solistes Fatjona Malsiut me këngën “S’paske pas një pik mëshirë” ndërsa vendi i tretë, solistes Adelina Gurit me këngën “O bilbil me pika pika”ndërkaq shpërblimi i publikut i takoi solistit Delvin Shehu me këngën “Vet më the të dua”.
Fituesit u shpërblyen me nga një punim artistik, ndërsa juria profesionale përbëhej nga: Tefik Shehu, Sylejman Haxhiu dhe Ruzhdi Gjini.
Fituesit u shpërblyen me nga një punim artistik, ndërsa juria profesionale përbëhej nga: Tefik Shehu, Sylejman Haxhiu dhe Ruzhdi Gjini.