Të martën, më 30.03.2010, në ora 11:00, në sallën e kuvendit të komunës, kati i tretë në objektin e administratës komunale, mbahet mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit të Komunës për vitin 2010.
Mbledhja do të udhëhiqet nga kryesuesi i kuvendit, z. Xhelal Gashi ndërkaq do të shqyrtohet ky rend pune:
Raporti i Punës së Ekzekutivit të komunës për vitin 2009 dhe
Raporti Vjetor financiar për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2009.