Komiteti për Politikë dhe Financa, të hënën, më 26 prill 2010 mban takimin e tretë të radhës për vitin 2010
Të hënën, më 26.04.2010, në ora 13:00, në sallën e komiteteve të kuvendit, kati i dytë në objektin e administratës komunale, mbahet mbledhja e tretë për vitin 2010 e Komitetit për Politikë e Financa.
Mbledhja do të udhëhiqet nga kryesuesi i kuvendit, z. Xhelal Gashi dhe do të ketë këtë rend pune:
Raporti i Realizimit të mjeteve buxhetore për periudhën Janar – Mars 2010
Organogrami i komunës së Kaçanikut
Propozim – Vendimi për themelimin e Komisionit Komunal të aksionarëve për KRM “Pastërtia” SHA, Njësia në Kaçanik
Propozim – Vendimi për themelimin e Komisionit Komunal për NKP “Lypeteni” dhe
Propozim – Vendimet për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore.