Komiteti për Politikë dhe Financa, të hënën, më 31 maj 2010 mban takimin e katërt të radhës për vitin 2010
Të hënën, më 31.05.2010, në ora 13:00, në sallën e komiteteve të kuvendit, kati i dytë në objektin e administratës komunale, mbahet mbledhja e katërt për vitin 2010 e Komitetit për Politikë e Financa.
Mbledhja do të udhëhiqet nga kryesuesi i kuvendit, z. Xhelal Gashi dhe do të ketë këtë rend pune:
Plani Zhvillimor Urban i Komunës së Kaçanikut,
Propozim – Rregullorja për pagesën e tarifave dhe ngarkesave administrative dhe shërbimeve tjera komunale,
Propozim – Rregullorja për leje pune të shoqërive tregtare dhe
Propozim – Rregullorja për Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Kaçanikut