Të hënën, më 22.03.2010, në ora 13:00, në sallën e komiteteve të kuvendit, kati i dytë në objektin e administratës komunale, mbahet mbledhja e dytë për vitin 2010 e Komitetit për Politikë e Financa.
Mbledhja do të udhëhiqet nga kryesuesi i kuvendit, z. Xhelal Gashi dhe do të ketë këtë rend pune:
Raporti i Punës së Ekzekutivit të komunës për vitin 2009
Raporti Vjetor Financiar për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2009 dhe
Propozim-Vendimi për ndërrim destinomi të tokës bujqësore