“Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se Departamenti i Tatimit në Pronë në kuadër të Ministrisë së Financave ka bërë vendosjen e taksës së Tatimit në Pronë për vitin 2026, andaj ju tashmë mund të filloni me pagesat për këtë vit.
Pagesa mund të bëhet në dy këste:
Kësti i parë deri më 30 qershor 2026
Kësti i dytë deri më 30 shtator 2026
Pagesa me kohë e tatimit në pronë nënkupton më shumë të hyra vetanake për komunën, e rrjedhimisht edhe më shumë mundësi për investime në projekte kapitale dhe shërbime në interes të qytetarëve.
Me më shumë pagesë ndaj tatimit në pronë:
më shumë të hyra komunale,
më shumë investime,
më shumë zhvillim për Kaçanikun.
Ftojmë qytetarët që t’i kryejnë obligimet e tyre me kohë.
Faleminderit për mirëkuptim.