Kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku, ka nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi të lidhur në mes KEK – Divizioni i Shpërndarjes dhe Komunës së Kaçanikut.
Për KEK – Divizioni i Shpërndarjes Marrëveshjen e kanë nënshkruar drejtori Ekzekutiv i Divizionit të Rrjetit , z. Avni Aliodemaj, Habib Guri, menaxher i Shpërndarjes – Distrikti në Ferizaj dhe Burbuqe Baruti, menaxher i departamentit për Zgjerimin e Rrjetit dhe Lidhje të Reja.
Objekt i Marrëveshjes është bashkëfinancimi dhe kryerja e punëve në dislokimin e Largpërçuesit ajror ekzistues në atë kabllor në Bulevardin “Ismajl Raka”.
Komuna e Kaçanikut paraprakisht i ka bërë një kërkesë KEK-ut, për dislokimin e Largpërçuesit ekzistues ajror në atë kabllor për shkak të rrezikut permanent të këtij rrjeti.
