Nënkryetari i komunës, z. Heset Loku, në emër të kryetarit të komunës, z. Xhabir Zharku, dhe Ministri i Ministrisë së Administratës së Pushtetit Lokal, z. Sadri Ferati, sot kanë nënshkrua një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i shkollës 4 klasëshe në fshatin Vatë”
Palët nënshkruese, Komuna e Kaçanikut dhe MAPL-ja u dakorduan për mënyrën e financimit të projektit, ku MAPL do të financon me 100 mijë euro ndërsa Komuna e Kaçanikut sipas Marrëveshjes,do të participin me 30 mijë e 561 euro.
Në Marrëveshje janë specifikuar edhe obligimet dhe përgjegjësit e palëve nënshkruese