Organizuar nga Drejtoria për Arsim e Kulturë dhe drejtoritë e dy shkollave të mesme, Gjimnazit “Skënderbeu” dhe Shkollës së Mesme Profesionale, sot po mbahet Testi Provues i Maturës në këto dy shkolla.

Testi Provues mbahet me qëllim të verifikimit të njohurive të fituara, njëherit nxënësve do t’iu shërben si një përvojë e mirë në prag të mbajtjes së Testit Kombëtar të Maturës. Rezultatet e këtij testi provues do të jenë indikator për Drejtorinë e Arsimit dhe drejtoritë e dy shkollave për të orientuar mbajtjen e mësimit shtesë për maturantë.
Dy shkollat e mesme, këtë vit shkollor 2009/2010, kanë nga 8 paralele me nxënës maturant me gjithsej 460 nxënës.
Testi kombëtar i maturës do të mbahet më 5 qershor.