Nxënësit do të njoftohen me dëmet dhe pasojat që shkaktojnë përdorimi i duhanit, alkoolit, substancave narkotike etj si dhe do të trajtohen temat që kanë të bëjnë me trafikimin e qenieve njerëzore, prostitucionin, SIDA etj.
Në një takim të organizuar nga Drejtoria e arsimit e ku merrnin pjesë edhe drejtorët e dy shkollave të mesme të komunës sonë, z. Azem Guri , drejtor i arsimit ka shpalosur Projektin “Parandalimi i dukurive negative tek të rinjtë”. Projekti do të implementohet në dy shkollat e mesme, në Gjimnazin “Skënderbeu” dhe në Shkollën e Mesme Profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka”.Projekti ka për qëllim që nxënësit të njoftohen me dëmet dhe pasojat që shkaktojnë përdorimi i duhanit, alkoolit, substancave narkotike etj si dhe do të trajtohen tema që kanë të bëjnë me trafikimin e qenieve njerëzore, prostitucionin, Sida etj.
Projekti financohet nga Banka Botërore, Projekti për Zhvillim Institucional i Arsimit (IDEP) ndërsa do të realizohet gjatë periudhës prill – maj 2010.
Ligjëratat do ti mbajnë Nusrete Çaka , sociologe, Hanmije Imeri, psikologe dhe Sheip Luma, mjek.