Për ndërtimin e murit mbrojtës në Lagjen e Re komuna ka ndarë 9,982 euro
Është në fazën finale ndërtimi i murit mbrojtës në Lagjen e Re për të cilin investim komuna ka ndarë 9982 euro. Ndërtimi i murit mbrojtës ishte nevojë emergjente pas shembjes së dheut kohë më parë.Ndërtimin e murit mbrojtës me gjatësi 17,5 m, lartësi 4,5 m dhe 2 m baza e gjerësisë, është duke e punuar kompania NTSH “AR-DRITI.