Kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku, sot u takua me z. Norbert Pijls, koordinator i projektit Zvicër – Kosovë Përkrahja për Qeverisje Lokale dhe Decentralizim LOGOS dhe znj.Merita Barileva, zyrtare në këtë projekt.
Koordinatori i projektit, z.Norbert Pijls dhe kryetari i komunës diskutuan projektet e propozuara të komunës sonë të cilat iu janë prezantuar projektit Logos për financim.
Z. Pijls komentoi listën e projekteve të propozuara nga komuna jonë tha se ju keni bërë përzgjedhje të duhur të projekteve duke u ndal në veçanti në Projektin Hartimi i Planit Rregullativ për qytetin e Kaçanikut.
Kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku tha se ne tani më jemi në fazën finale të Hartimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe Planit Zhvillimor Urban për qytetin e Kaçanikut prandaj është e nevojshme edhe Hartimi i Planit Rregullativ për qytetin e Kaçanikut, ndërsa ne kemi propozuar edhe projekte tjera në fushën e administratës dhe shërbimeve publike.
Projekti Zvicër-Kosovë Përkrahja për Qeverisje Lokale dhe Decentralizim LOGOS është projekt për Qeverisje Lokale, financuar nga Qeveria Zvicerane përmes Zyrës Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë SCO, ndërsa realizohet nga Fondacioni Zviceran INTERCOOPERATION.
Me 1 janar 2010 LOGOS filloi fazën e dytë të projektit e cila do të zgjasë 3 vitet tjera përkatësisht 2010-2012. Projekti do të vazhdojë punën me komunat që ka bashkëpunuar që nga viti 2007 duke zgjeruar dhe bartur përvojat edhe në komuna tjera të cilat mund të jenë përfituese nga ky projekt. Komunat të cilat mund të jenë përfituese nga projekti janë: Kaçaniku, Hani i Elezit, Ranillug, Kllokot, Shtërpce, Gjilan dhe Ferizaj. Gjatë muajit janar projekti ka analizuar mundësitë reale se cilat do të jenë komunat përfituese në projekt ndërkaq vendimi do të merret gjatë këtij muaji.
