Edhe sivjet Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të subvencionoj fermerët me grante
Kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku, sot në një takim pune ka prit z. Nejazi Idrizi këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.z. Idrizi njoftoi se këtë vit do të ketë grante nga qeveria dhe se do të subvencionohen fermerët e dhenve dhe dhive, lopëve qumështore dhe mështjerrave, pemëve e perimeve etj. Ndërkaq projekt tjetër i Ministrisë së Bujqësisë do të jetë investimet në industrinë e qumështit. Qëllimi është që qumështi të jetë konkurrues në treg ka thënë z. Idrizi.
Kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku ka falënderuar z. Idrizi për informacionet shumë të rëndësishme ndërsa ka thënë se Kaçaniku është vend kryesisht rural ku mundë të zhvillohet blegtoria , pemëtaria dhe degë tjera bujqësore. Ne si komunë si dhe drejtoria përkatëse, e bujqësisë po ndihmon fermerët por nuk i kemi mundësit që të bëjmë më shumë në këtë drejtim ka thënë kryetari, z. Zharku.
Nuhi Provoliu, drejtor i bujqësisë shprehu shqetësimin lidhur me vendimin e marr nga Ministria që fermerët tanë të kenë mundësin që të aplikojnë për subvencione në zyrën e bujqësisë në komunën tonë e jo sikur deri më tani, në zyret regjionale, Ferizaj e Gjilan. Drejtori, z. Provoliu poashtu tha se niveli qendror ende nuk na ka dhënë ende donacionin e premtuar ne shumë prej 3 mijë euro për kompletimin me pajisje të pikës grumbulluese të qumështit.