Kryetari, z.Zharku në Turqi ka takuar edhe kryetarë të komunave nga vilajeti i Adapazarit, meqë rast janë pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërkaq pritet që të realizohen edhe vizita të tjera reciproke me qëllim të vlerësimit të mundësive për investime në komunën tonë.

Kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku, është kthyer nga Turqia ku ka qëndruar për një vizitë me ftesë të kryetarit të Këshillit Organizues të vilajetit të Adapazarit për shënimin e Ditës së Çlirimit të Turqisë.Me këtë rast kryetari i komunës, z. Zharku ka përcjell defileun e veteranëve të luftës së Turqisë, shoqërive kulturore e sportive, aktivitete të cilat janë organizuar për shënimin e ditës së Çlirimit të Turqisë ndërkaq janë mbajt në stadiumin e qytetit në Sakaria të vilajetit të Adapazarit.
Kryetari, z.Zharku përveç kësaj ka takuar edhe kryetarë të komunave nga vilajeti i Adapazarit, meqë rast janë pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërkaq pritet që të realizohen edhe vizita të tjera reciproke me qëllim të vlerësimit të mundësive për investime në komunën tonë.
Kryetari, z. Zharku, poashtu ka realizuar edhe disa takime me afaristë turq e shqiptarë për mundësinë e investimeve të kapitalit të tyre në komunën tonë.
Për vizitë në Turqi po qëndron edhe SHKA “Shqiponja” nga Kaçaniku e cila përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtarë të folklorit, aktivitet i cili mbahet për nderë të Ditës së
Çlirimit të Turqisë. Në kuadër të aktiviteteve SHKA “Shqiponja” kanë performuar çdo ditë që nga 17 maji, duke defilua në disa qendra kulturore dhe shkolla në vilajetin e Adapazarit ndërkaq kanë shfaq një program kulturor të veçante, në Sakaria, qytet në vilajetin e Adapazarit, më 19 Maj, në Ditën e Çlirimit të Turqisë, ku janë mirëprit nga publiku i gjerë e në veçanti ai shqiptarë, që në këtë qytet llogaritet se jetojnë afër 20 mijë shqiptarë.