Arkivit komunal iu shtohen edhe dy depo arkivore
Arkivit komunal iu janë shtuar edhe dy depo arkivore për arkivimin e lëndëve arkivore të periudhës së 10 viteve të fundit. Për përgatitjen e depove janë investuar 3 mijë euro, kryesisht për rregullimin e rafteve dhe infrastrukturës tjetër të nevojshme.Drejtori i administratës Jeton Topalli ka thënë se lëndët arkivore do të sistemohen sipas sektorëve të veçantë ndërsa Arkivisti Faik Hoxha tha se sot ka filluar vendosja e materialit në depo.