Të nderuar anëtarë të Komitetit për Komunitete, me datën 27.06.2023 (e martë),do të mbahet mbledhja e VI (gjashtë) e rregullt e Komitetit për Komunitete, për vitin 2023. Mbledhja do të mbahet në katin e dytë të objektit të komunës në sallën e Komiteteve, më fillim pune në ora 11:00.
Mbledhjen do ta kryeson dhe udhëheq, Ekrem Livoreka, Kryesues i Komitetit për Komunitete.
Në mbledhjen e VI (gjashtë) të Komitetit për Komunitete, të datës 27.06.2023, do të shqyrtohet ky:
REND PUNE
1.Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Komitetit për Komunitete;
2.Gjendja e sigurisë në komunën e Kaçanikut ;
3.Të ndryshme.
Ju mirëpresim,
Me respekt!