Kryetari i komunës, z. Zharku kërkoi përkushtim edhe më të madh në punë
Ekzekutivi i komunës, në takimin e sotëm të cilin e ka udhëhequr kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku, shqyrtoi një varg çështjesh të cilat kanë të bëjnë me funksionimin e administratës komunale.Në fillim të takimit, kryetari z. Zharku njoftoi drejtorët e drejtorive për një kërkesë që i është bërë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për përkrahje financiare për rregullimin e infrastrukturës fizike si vendosja e trafo elektrike, rregullimi i rrugës, kanalizimit ujit etj. në vendin e dedikuar për zonë industriale në Fushë të Mulës. Ne si komunë kemi nda një shumë të caktuar prej 70 mijë euro ndërkohë që kam kërkua që kjo Ministri të na përkrah edhe me 100 mijë euro të tjera. Kryetari z. Zharku njoftoi drejtorët se do të vazhdohet me takime të rregullta të ekzekutivit, ditëve të hënë dhe të premte. Të hënave drejtorët do të prezantojnë planin javor të aktiviteteve ndërsa ditëve të premte, raportin për punët e kryera gjatë javës. Kryetari poashtu njoftoi për një letër të dërguar nga niveli qendror ku u bëhet vërejtje komunave për zbatimin e Ligjit për Transport Publik 2004/1 ndërkohë që tha se ne po e zbatojmë me përpikëri këtë ligj. Kryetari duke fol për ndërrim destinimin e tokës bujqësore në atë ndërtimore tha se pala duhet paraprakisht të bënë bartjen e pronës e pastaj të bënë kërkesë sepse kemi raste kur pala bënë kërkesë për ndërrim destinomi të tokës bujqësore në atë ndërtimore ndërsa prona nuk evidentohet në emër të tij.
Nënkryetari i komunës, z. Heset Loku njoftoi drejtorët me takimin e realizuar në Mavrovë të Maqedonisë ku është prezantua Raporti i performancës së Komunave të Kosovës. Nënkryetari, z. Loku tha se në bazë të vlerësimit të performancës komuna jonë është mbi mesataren e komunave ndërkohë që nuk duhet të kënaqemi me këtë sukses por të angazhohemi që të kemi një performancë edhe më të lartë. Kryetari i komunës, z. Zharku duke u ndërlidhur me Raportin e përformancës tha se nevojitet një përkushtim edhe më i shtuar. Për mos punëtorët nuk k avend këtu ndërkohë që tha se do të këtë zero tolerancë për korrupsion dhe zero tolerancë për neglizhencë.
Në takim u bisedua edhe për përgatitjen e materialeve për seancën e radhë së Kuvendit të Komunës ndërkohë që deri nesër duhet dorëzua të gjitha materialet që do të shqyrtohen n ëkëtë takim. Drejtori për Ekonomi e Financa, z. Fikri Vërbani tha se i ka dorëzua kreyatrit Raportin mbi realizimin e mjeteve buxhetore për periudhën Janar – Mars 2010, i cili Raport do të shqyrtohet poashtu në takimin e radhës në organet e KK. Njëkohësisht u potencua se duhet të bëhen ndryshime dhe plotësime në Rregulloren për Tarifa dhe Ngarkesa si dhe pagesa e taksave në shërbimet tjera administrative. U njoftua edhe për fillimin e Auditimit nga Zyra e Adutimit Gjeneral që do të fillon nga data 26 prill. Ky auditim ka të bëjë me vitin 2009.
Drejtori i arsimit z. Azem Guri njoftoi për mbajtjen e testit të klasave të pesta që do të mbahet nesër. Ai tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë aktivitet,