Ne kemi bërë përpjekje që ti nxisim investitorët turq që të investojnë në komunën tonë tha kryetari, z. Zharku
Ekzekutivi i komunës, sot mbajti takimin e rregullt të fillim javës të cilin e ka udhëheq kryetari i komunës, z. Xhabir Zharku, ne të cilin takim drejtorët prezantuan planet javore të punës për periudhën 24 maj deri më 28 maj si dhe raportuan disa nga aktivitetet e javës së kaluar.Kryetari, z. Zharku fillimisht kërkoi nga drejtorët angazhim edhe më të shtuar e sidomos mobilizim të administratës në lëshuarën e dokumenteve si dhe kërkoi që të formohet një komision për verifikimin e sasisë së shpenzuar të karburanteve për kilometrat e kaluara. Kryetari, z. Zharku njoftoi edhe për vizitën në Turqi. Ne kemi bërë përpjekje që ti nxisim investitorët turq që të investojnë në komunën tonë tha kryetari z. Zharku ndërkaq ka thënë se presim që biznesmen turq të vizitojnë vendin tonë me qëllim të investimit të kapitalit të tyre.
Rushan Ceka, drejtor i shërbimeve publike ka thënë se Rregullorja për mbrojtjen e mjedisit në komunën e Kaçanikut është publikuar ne Web faqen e komunës ndërkohë që presim nga qytetarët, eventualisht ndonjë vërejtje apo propozim si dhe do të ketë një debat publik lidhur me këtë Rregullore. Drejtori z. Ceka njoftoi edhe për një shkresë nga Departamenti i Emergjencës për ndërtimin e një depoje për mjete piroteknike si dhe njoftoi për konstituimin e Bordit në NKP “Lypeteni”i cili Bord edhe ka zgjedhur kryesuesin e tij.
Bekim Troni, drejtor i urbanizmit tha se pronarët e lokaleve afariste të ndërtuara në pronën komunale, deri nesër më 25.05.2010, janë të obliguar që të lidhin kontratë për shfrytëzim të pronës komunale për vitin 2010 me Drejtorinë për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit. Ata të cilët nuk i përmbahen këtij afati, konsiderohet se nuk janë të interesuar për vazhdimin e kontratës, andaj edhe do të merren masa ndaj tyre.
Drejtori, z. Troni njoftuar se në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor janë
Drejtori, z. Troni njoftuar se në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor janë
Dorëzua 5 projekte për investim: Ndërtimi i murit mbrojtës në rrugën “Emin Duraku” në Kaçanik, Gjelbërimi i stazave dhe mbjellja e fidanëve rreth shëtitores në Kaçanik, Shtruarja me pllaka betoni në anën perëndimore rreth lumit Nerodime në Kaçanik, Ndërtimi i kanalit të hapur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Kaçanik dhe Pastrimi i përrenjëve në komunën e Kaçanikut.
Nuhi Provoliu, drejtor i bujqësisë ka thënë se ka filluar aplikimi përmes Zyrës së biznesit për kredi në Asociacioni norvegjez, kredia u dedikohet fermerëve dhe është pa interes bankar. Drejtori njoftoi se 83 fermerë nga 89 sa kishin aplikuar, do të subvencionohen nga Ministria e Bujqësisë për kultivimin e lopëve qumështore dhe mëshqerrave.
Misim Sopa, drejtor i shëndetësisë njoftoi për fillimin e punimeve në ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë familjare në fshatin Bob ndërkaq Azem Guri, drejtor i arsimit njoftoi për mbajtjen e testit provues për nxënësit e klasave të nënta. Tre nxënësit më të mirë në këtë test do të shpërblehen më një kamping treditor në Pejë. Drejtori z. Guri njoftoi edhe për përgatitjet që po bëhen për shënimin e 1 Qershorit – Ditës së fëmijëve.
Jeton Topalli, drejtor i administratës tha se gjatë javës së kaluar ka pasur afër 700 kërkesa për dokumente, ndërkaq tha se drejtoritë kanë filluar të i dorëzojnë lëndët në arkiv si dhe njoftoi për shtrirjen, përkatësisht kyqjen e rrjetit të intranetit nëpër drejtori.
Fikri Vërbani, drejtor i ekonomisë tha se Rregullorja mbi lejet e punës për shoqëri tregtare (subjektet ekonomike) është e gatshme për procedim në organet e kuvendit ndërkaq Rregullorja mbi tarifat dh ngarkesat, para se të procedohet në Kuvend do të rishikohet edhe një herë. Drejtori, z. Vërbani njoftoi se është pranua draft Raporti i Auditimit me rekomandime, ndërsa ne tani do të japim komentet plotësuese. Lidhur me Draft Buxhetin 2011 – 2013 drejtori tha se më 18 maj është iniciua zhvillimi i procedurave për nxjerrjen e Draft Buxhetit të komunës për periudhën 2011 – 2013.