Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Misim Sopa bashkë me zyrtarë të drejtorisë së urbanizmit kanë vizituar vendpunishten në fshatin Bob ku ka filluar ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë familjare
Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Misim Sopa bashkë me zyrtarë të drejtorisë së urbanizmit kanë vizituar vendpunishten në fshatin Bob ku ka filluar ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare.Drejtori i shëndetësisë, z. Sopa është shprehur të jetë i kënaqur me ecurinë e punimeve ndërkaq Fatos Koxha, përgjegjës në drejtorinë e Urbanizmit ka thënë se punët po ecin sipas dinamikës së paraparë dhe sipas projektit.
Për ndërtimin e QMF në Bob, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 48.300 euro ndërsa punët është duke i kryer kompania “Termomontimi” nga Prishtina.