Drejtori , z. Azem Guri tha se është nevojë imediate eliminimi i mësimit në tre turne, problem i cili fatkeqësisht ende ekziston në shkollat tona, prandaj përkrahim fuqishëm iniciativën e organizatës CHF për investime në anekse dhe renovime të objekteve shkollore.
Sot, drejtori i arsimit, z. Azem Guri ka takuar znj. Vlora Rizvanolli Ahmeti, zyrtare për komunikim me komuna, nga organizata CHF.
Qëllimi i takimit ishte prezantimi i nevojave dhe prioriteteve të komunës për zgjerimin e hapësirave shkollore, përkatësisht përfshirja e të gjithë nxënësve në dy turne.
Drejtori , z. Guri tha se është nevojë imediate eliminimi i mësimit në tre turne, problem i cili fatkeqësisht ende ekziston në shkollat tona, prandaj përkrahim fuqishëm iniciativën e organizatës CHF për investime në anekse dhe renovime të objekteve shkollore.
CHF është organizatë implementuese e projekteve për ndërtimin e anekseve dhe renovimin e objekteve shkollore të cilat i financon fondi i USAID-it në bashkëpunim me komunat. Organizata CHF ka filluar implementimin e këtyre projekteve në vitin 2009.
Znj. Rizvanolli Ahmeti tha se ne si organizatë do të shqyrtojmë mundësit për bashkëfinancim të një aneksi shkollor në komunën e Kaçanikut ndërkaq implementimi i projektit do të bëhet vitin e ardhshëm.