Shtëpia Botuese “Dukagjini”, për nder të 32-vjetorit të themelimit të saj per te gjitha shkollat fillore të komunës së Kaçanikut kan dhuruar 1560 copë lektyra shkollore në vlerë prej 7020,00 eurosh. Me këtë donacion shumë të rëndësishëm librash është pasuruar fondi librar i bibliotekave shkollore për nevojat e nxënësve tanë.
Drejtori i Arsimit, Gazmend Bunjaku, ka bërë të ditur se Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka dhuruar lektyra shkollore në vlerë prej 7020,00 eurosh, të destinuara për nxënësit e klasave 1–5. Sipas tij, ky donacion përbën një kontribut të çmuar për pasurimin e bibliotekave shkollore dhe ka për qëllim nxitjen e dashurisë për lexim tek nxënësit.
Në emër të institucioneve edukativo-arsimore të komunës së Kaçanikut, Drejtori i Arsimit, Gazmend Bunjaku, ka falënderuar përfaqësuesin e ShB “Dukagjini”, dhe ka shprehur mirënjohje për këtë mbështetje të vlefshme në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.