Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve lokale së bashku me ekipet e emergjencave që veprojnë në kuadër të Komunës së Kaçanikut në vazhdimësi po qëndrojnë në terren, për të përcjell nga afër gjendjen dhe për të intervenuar në raste te nevojshme. Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, bëri të ditur se deri më tani situata në komunën tonë është e menaxhueshme, ndërsa është intervenuar në shtratin e Lumit Lepenc në Kaçanik , ku uji ka dalë nga rrjedha, në afërsi tek vend i quajtur “ SANKOS”. Ekipet e emergjencave dhe të zjarrfikësve do të angazhohen urgjentisht për të larguar edhe ujin nga bodrumet e banesave në afërsi të lumit Lepenc në Kaçanik. Poashtu edhe Lumi “ Nerodime” ka dalje nga rrjedha normale në Fshatin Stagovë, por që janë përfshirë vetëm livadhe e jo ndonjë shtëpi banimi.
Drejtori Ramadush Osmani, njoftoi se në përgjithësi situata deri më tani është nën kontroll, rrugët janë të qarkullueshme, ndërsa edhe tek përrenjtë dhe përroskat nuk është paraqitur ndonjë telashe. Ekipet emergjente janë në gjendje gatishmërie për ndonjë rast eventual për intervenim. Apelojmë̈ tek qytetarët që të shtojnë̈ kujdesin në qarkullimin e tyre në akset rrugore ku mund të paraqiten vështirësi kalimi nga vërshimet.