Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në takim Agron Kyçyku përfaqësues nga Klubi i Taekwondo „Kaçaniku 2000“. Ky klub shënoi suksese të mëdha në garat që u mbajtën në Tiranë, ku u përfaqësuan edhe komuna të tjera. Kryetari Ilazi uroi pjesëmarrësit nga komuna jonë për sukseset e arritura në këto gara, ndërsa premtoi edhe përkrahje institucionale. Në këto gara nga komuna jonë morën pjesë 8 garues ku edhe u morën 8 medalje: 3 garues vendin e parë dhe 5 garues vendin e dytë.