Sot u bë shpërndarja e mekanizmit bujqësor në sektorin e Bujqësisë ku fermerët përfituan
17 Makina për mbjelljen e Grurit dhe
6 Makina për mbjelljen e Patates.
Komuna e Kaçanikut përmes Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillimi Rural në bashkëpunim me Islamic Relief Kosova, po vazhdon mbështetjen e fermerëve në komunën tonë.
Kryetari i Komunës Besim Ilazi dhe drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural Suhad Dullovi, i uruan fermerëve punë të mbar dhe suksese në sektorin ku ata veprojnë, duke falenderuar Islamic Relief për bashkëfinancimin e këtyre projekteve.
Ky bashkëpunim do të vazhdoj me Islamic Relief Kosova edhe në të ardhmen, për të mirën e qytetarëve të Komunës së Kaçanikut.