Në vazhdën e implementimit të projekteve të shumta infrastrukturore, kanë përfunduar punimet në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës në fshatin Bob”- ku ka përfunduar faza e parë e punimit të shtratit të përroskës në lagjet Zeneli dhe Çaka. Nga afër punimet u përcollën nga Nënkryetari Ylber Bajra dhe drejtori i Shërbimeve Publike Ramadush Osmani, të cilët vlerësuan rëndësinë e realizimit të këtij projekti për banorët e kësaj ane. Ky projekt është financuar nga Komuna e Kaçanikut, ndërsa ka kushtuar 18 mijë e 189 euro, me gjatësi 100 metra.