Dita e shpalljes së pavarësisë, 28 Nëntori, ditëlindja e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe paraqitja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë ngjarje që i dhanë shpirt historisë sonë. Festat e nëntorit janë festat e krenarisë sonë kombëtare, të cilat na dhanë forcë e kurajë për rilindjen e shtetit të Kosovës. Në këtë ditë të shënuar, me pietet përkulemi për të gjithë ata të cilët luftuan dhe flijuan veten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e atdheut.