OMM “Gjethi” fton operatorët ekonomikë të aplikojnë për tenderin realizimi i punimeve të infrastrukturës së gjelbër (raingarden/ bioswale (kopshtet e shiut)) në tri shkolla , në kuadër të projektit Ambasadorët e Ujit: Krijimi i një komuniteti të ndjeshëm ndaj ujit
Tenderi përfshin këto lote:
– Gjimnazi “Skënderbeu”, Kaçanik
– SHFMU “Besim Rexhepi”, Komogllavë, Ferizaj
– SHFMU “Qamil Ilazi”, Kaçanik i Vjetër, Kaçanik
Dorëzimi i ofertave në adresën: ommgjethi@gmail.com
Afati i fundit: 22.07.2026, ora 23:59
Afati për pyetje/sqarime: 19.07.2026
Operatorët mund të aplikojnë për një, disa ose të gjitha lotet. Për detaje të plota mbi kriteret dhe dokumentacionin e kërkuar, konsultoni dosjen e tenderit në linkun më poshtë:
Projekti “Ambasadorët e Ujit: Krijimi i një komuniteti të ndjeshëm ndaj ujit” mbështetet nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i implementuar nga SKAT (Zvicër) në konsorcim me Agjencinë e Mjedisit të Austrisë (EAA).