Komuna e Kaçanikut, me qëllim të informimit dhe pjesëmarrjes së gjerë dhe aktive të publikut dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi, organizoi
DEBAT PUBLIK ME QYTETARË
TEMA:
RREGULLORE për taksat komunale
Vendi : Salla e Kuvendit të Komunës, objekti i administratës komunale
Data dhe koha : 03 shkurt 2020 (e Hënë ), ora 13: 00.
Në këtë takim prezantuan drejtorët të cilët janë të përfshirë direkt në këtë rregullore. Drejtori i Shërbimeve Publike Ramadush smani, tha se kjo rregullore specifikon qartë taksat komunale, si dhe ka për qëllim përcaktimin e aktiviteteve të cilat I nënshtrohen taksës komunale, përcaktimin e kategorive të liruara nga kjo taksë, dhe përcaktimin e kundërvajtjeve, dhe sanksioneve kundërvajtëse për shkeljet e dispozitave të kësaj rregulloreje.