Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Ylber Bajra, priti në takim përfaqësues të Qendrës Kulturore “ Kaçaniku” të cilët prezantuan sukseset e arritura artistike. Nënkryetari uroi anëtarët e kësaj qendre për sukseset e arritura, ndërsa shtoi se Komunes së Kaçanikut i nevojitet promovim dhe kjo mund të bëhet më së miri përmes kulturës e artit. Nga ana tjetër përfaqësuesit e QK “ Kaçaniku” bënë të ditur se së fundi ishin pjesëmarrës në Festivalin Folklorik “ Liqenet e Durmes” ku nga juria e këtij festivali u vlerësua performanca artistike të kësaj qendre me disa çmime. Komuna e Kaçanikut në kuadër të subvencioneve, ka përkrahur këtë qendër për realizimin e altiviteteve Kulturore artistike.