Këshilli Shtetëror i Maturës (KShM) ka vendosur që Testi i maturës për afatin e dytë (afati i tetorit) të mbahet më 10 tetor 2020.
Testimi do të mbahet në objektin e Gjimnazit “Skënderbeu” për të gjithë maturantët e të dy shkollave; atë të Gjimnazit dhe SHMP “Feriz Guri dhe vëllezërit Çaka”.
Nga ora 9:00, nxënësit maturantë duhet të jenë para qendrës së Testimit (në objektin e Gjimnazit), ndërsa deri në ora 9:30 nxënësit do të hyjnë nëpër klasa.
Në ora 10:00, fillon testimi dhe zgjatë deri ora 12:30 (150 minuta).