Me rastin e 26 vjetorit të rënies, janë përkujtuar në manifestime të ndara dje dëshmorët Osman Luma, Raif Koraçi, Murat Lika dhe Qani Luma në fshatin Ivajë, si dhe sot dëshmorët Milaim Loku Komandant i togut dhe Emërllah Kuqi në Kotlinë.
Në nderim të dy dëshmorëve, Kryetari i Komunës Besim Ilazi me bashkëpunëtorë, përfaqësues nga OVL e UÇK-së, familjarë dhe qytetarë të tjerë evoluan kujtime dhe vendosën kurora lule dhe bënë homazhe tek vendi i rënies, pranë pllakave përkujtimore. Kryetari Ilazi tha se të rënët për atdhe meritojnë nderim të përjetshëm, sepse ata ia falën jetën lirisë që sot e gëzojmë. Në këto ditë përkujtimore u bënë homazhe dhe u vendosën kurora me lule poashtu edhe në Kompleksin Memorial të Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik.