Është pensionuar zyrtarja komunale- Udhëheqëse e zyrës së auditimit në Kaçanik Kefsere Koxha.
Me këtë rast Kryetari i Komunës Besim Ilazi dhe stafi përcjellës e falënderuan për punën, angazhimin dhe bashkëpunimin në institucionin komunal tash e 46 vite, duke i dëshiruar pensionim të shëndetshëm e të rehatshëm, ndërsa për tërë kontributin e saj e nderoi edhe me mirënjohje komunale. Kryetari Ilazi ndër tjera tha se përkushtimi dhe profesionalizmi i saj kanë qenë një shembull për të gjithë ne.
Edhe Nënkryetari Sabedin Vishi e uroi për një pensionim të lumtur dhe të mbushur me shëndet e gëzim.