Komuna e Kaçanikut, me qëllim të informimit dhe pjesëmarrjes së gjerë dhe aktive të publikut dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi, organizoi debatin e dytë me qytetarë me temë: RREGULLORE PËR PLOTËSIM NDRYSHIMIN E RREGULLORES 01/2018 (01.NR 02-104/01-11899) PËR BASHKËPUNIMIN E KOMUNËS ME VENBANIMET, FSHATRAT DHE LAGJET URBANE TË KOMUNËS SË KAÇANIKUT”. Këtë rregullore fillimisht e prezantoi Drejtori i Administratës së Përgjithshme Komunale Festim Neziraj, ndërsa theks i diskutimit ishte Neni 2, ku parashihet zvogëlimi i këshillave të fshatrave. “ Ndryshohet neni 3, paragrafi 2, me tekstin në vijim” Komuna e Kaçanikut themelon 20 këshilla të fshatrave, vendbanimeve formale dhe jo formale, dhe lagjeve urbane dhe do të paraqiten në listë të veçantë”, ku ky zvogëlim i këshillave të fshatrave do të bëhet në bazë të numrin aktual të popullsisë që ka qyteti i Kaçanikut. Të pranishmit në debat, shprehën shqetësimin e tyre për zvogëlim të këshillave të fshatrave, gjë e cila do të ndikoj në mosfunksionimin dhe bashkëpunimin e fshatrave me institucionet komunale, si dhe u vlerësua problematike çështja e bashkimit të dy apo më shumë lagjeve apo fshatrave për të funksionuar me një kryetar dhe me një këshill. Për shkak të mos finalizimit të draft dokumentit, RREGULLORJA PËR TAKSAT KOMUNALE, u shty për diskutim ditëve në vazhdim.