Në bazë të nenit 68, të Ligjit nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, neni 17 i Statutit të komunës së Kaçanikut, nenit 19 i Udhëzimit Administrativ 04/2023 Për Administratë të hapur në komunë, Komisioni për hartimin e Rregullores për Transparencë komunale dhe Planin e Veprimit, i themeluar me vendim të Kryetarit të komunës së Kaçanikut, bënë këtë:
NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK
Lidhur me Draft – Rregulloren për Transparencë Komunale dhe Planin e Veprimit për Transparencë 2025-2028
Këto dy dokumente do të jenë në diskutim publik në web faqen e komunës së Kaçanikut, nga data 02.05.2025 deri me datë 16.05.2025 .
Takimi konsultativ me qytetarë do të mbahet me datë 16.05.2025 me fillim pune në ora 11:00, në katin e tretë të objektit të komunës, në sallën e Kuvendit të komunës.
Komentet dhe sugjerimet tuaja mund t’i dërgoni deri më datën 19.05.2025, në ora 16:00, në email adresën e Kryesueses së Komisionit për hartimin e Rregullores për Transparencë Fatlume Guri Selimi
Fatlume.selimi@rks-gov.net .
Draft Rregulloren për Transparencë dhe Planin e Veprimit, mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm: