Përfaqësues të institucioneve komunale, familjarë, miq, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta dhe qytetarë të tjerë, morën pjesë në manifestimin e organizuar për nderë të përvjetorit të 26 -të të rënies së dëshmorëve Feriz e Xhevdet Guri në Gorancë. Me këtë rast Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Sabedin Vishi mes tjerash tha se shumë figura të historisë së kombit tonë sakrifikuan për çlirimin e vendit, por u kurorëzua me luftën e lavdishme të UÇK-së, duke shtuar se po të mos kishte luftë nuk do të kishim dëshmorë e po të mos kishim dëshmorë nuk do të kishim as lirinë.
Në emër të OVL-së së UÇK-së foli Kryetari i degës në Kaçanik Xhabir Zharku, si dhe fjalë pati edhe nga Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Mehmet Ballazhi.
Në emër të familjeve të dëshmorëve përshëndeti dhe falenderoi për pjesëmarrje motra e Komandant Shpatës Hajrie Guri Matoshi. Poashtu u shfaq edhe një program i shkurtër aritstik nga artistet Elisa Vishi dhe Fiona Halilaj.
Pas manifestimit u vendosën kurora lulesh dhe u bënë homazhe në vendin e rënies si dhe tek Varrezat e Dëshmorëve ne Kaçanik.