Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Sabedin Vishi, takoi drejtorët komunal, në mbledhjen e fillimjavës, ku u trajtuan ngjarjet dhe aktivitetet komunale të javës së kaluar si dhe planifikimet për javën që kemi nisur. Në këtë takim me theks të veçantë u diskutua ndotja akustike ( Ndotja e zhurmës- zhurma e lartë në hapësira publike).
Menduh Krasniqi Udhëheqës i Inspektoratit Komunal, bëri me dije se Ligji për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike, obligon Policinë e Kosovës që ta zbaton këtë ligj, ku përfshihet edhe ndotja akustike. Ai tha se pas takimeve të realizuara me Komandantin e Stacionit të Policisë në Kaçanik u kërkua nga ky institucion që të zbatoj ligjin si dhe të ndëshkohen ndotësit akustik.
Në takim poashtu u bë e ditur se ka filluar implementimi i disa projekteve në terren, që kanë për qëllim ngritjen e mirëqenies qytetare.