Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e IX-të (Nëntë) të rregullt, të cilën e udhëheqi Kryesuesi i Kuvendit Komunal Kemajl Murseli, ndërsa prezantoi edhe Kryetari Besim Ilazi. Anëtarët e KPF-së diskutuan dhe i përcollën kuvendit për miratim dy draft rregulloret:
Draft- Rregullorja për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe Draft Rregullorja për Transparencë Komunale, ndërsa kërkuan që këto dokumentë të mos mbesin vetëm në letër por të gjejnë zbatueshmëri të plotë në praktikë. Këto dy dokumente i prezantoi Drejtori i Administratës së Përgjithshme Komunale Festim Neziraj, i cili bëri të ditur se pasi janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme të parapara, këto dokumente i janë përcjellur KPF-së dhe më pas edhe Kuvendit. Anëtarët e KPF-së poashtu miratuan edhe propozim Vendimin për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore të Parcelën kadastrale Nr. 764-0, Zona kadastrale Doganaj, në emër të Arsim Kolshi.