PËR TRANSPORTIN RRUGOR NË TERRITORIN E KOMUNËS SË KAÇANIKUT
Me qëllim të rritjes së transparencës Komunale dhe gjtihpërfshirjes, Komuna e Kaçanikut përmes drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave ka organizuar Konsultim Publik për Rregulloren për Transportin Rrugor në Komunën e Kacanikut. Drejtori i Shërbimeve Publike Ramadush Osmani, bëri të ditur se qëllimi i kësaj rregulloreje është rregullimi dhe zhvillimi i sektorit të transportit rrugor të udhëtarëve dhe mallrave brenda kufijve administrativ të komunës, qasjen e hapur dhe jo diskriminuese në mes, si dhe ofrimin e shërbimeve në tregun e sektorit rrugor të udhëtarëve dhe mallrave.
Me këtë Rregullore përcaktohen kompetencat e Komunës në rregullimin e transportit rrugor të udhëtarëve dhe mallrave, procedurave për licencimin e operatorëve në ofrimin e transportit rrugor, certifikimi, llojet transportit, obligimet dhe të drejtat e operatorëve te transportit, mbikëqyrje dhe inspektimi rrugor, gjobat për shkelje të dispozitave të kësaj rregulloreje, si dhe çështje të tjera të cilat lidhen me transportin.
Sipas tij Rregullorja është hartuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, përmban gjithsej 88 nene e përmbledhur në 22 faqe, dhe është pjesë përbërëse e këtij propozim vendimi.
Të pranishmit në debat kryesisht përfaqësues të Kompanive për transportin e udhëtarëve, dhanë kërkesat dhe sygjerimet e tyre në lidhje me këtë dokument. Ditëve në vijim do të publikohet edhe procesverbali dhe raporti nga ky takim.
