Kuvendi i Komunës së Kaçanikut ka mbajtur mbledhjen e tretë për vitin 2026. Takimin e kryesoi Kryesuesi i Kuvendit Komunal Selajdin Troni, ndërsa prezantuan edhe Kryetari i Komunës së Kaçanikut Sabedin Vishi, nënkryetari Xhelal Dema si dhe stafi ekzekutiv.
Anëtarët e Kuvendit Komunal diskutuan dhe miratuan pikat e rendit të ditës:
Propozim Vendim për Shpallje me interes publik të Parcelave Kadastrale në ZK, Begracë, Kaçanik, Nikaj, Kotlinë dhe Ivajë, ku për secilën zonë u ndanë si pika të veçanta të rendit të ditës, e më pas anëtarët e kuvendit u njoftuan me raportet:
Raport periodik për zbatimin e rekomandimeve për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Kaçanikut, për vitin 2024;
Raporti i punës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, për vitin 2025, si dhe më pas u miratuan edhe dy pikat e tjera të rendit të ditës:
Plani i punës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, për vitin 2026.
Propozim Vendim për ndryshimin dhe plotesimin e vendimit 01 Nr.104/02-4631/16 për shpalljen e interesit publik të parcelave kadastrale ne Z.K Kaçanik dhe Z.K Bob.