Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në takim Kolonel Emin Beqiri me rastin e pranimit të detyrës si Drejtor i Komandës Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj. Kryetari Ilazi e uroi Kolonel Beqirin për detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme që ndërlidhen me sigurinë e qytetarëve. Temë kryesore e takimit ishte bashkëpunimi i ndërsjellë me qëllim mbajtjen e një mjedisi të sigurt. Ndërsa në veçanti u diskutua problemi i prerjes ilegale të pyjeve, ku u kërkua mobilizim i mekanizmave relevant, drejt zgjidhjes së kësaj situate. Në takim prezantuan zyrtarë policor, Komandanti i Stacionit të Policisë në Kaçanik Halim Shehu si dhe nënkryetari Ylber Bajra.