Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe nënkryetari Sabedin Vishi, pritën sot në takim, drejtorin Qendrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan Igli Totozani, shoqëruar nga bashkëpunëtorët Artan Murati dhe Faruk Dermaku.
Kryetari Ilazi e falenderoi drejtorin e OSBE-së në Gjilan, për vizitën që i bëri komunës, duke e falenderuar misionin e OSBE-së në Kosovë, për bashkëpunimin e realizuar, në monitorim të institucionit lokal, e poashtu edhe në këshillim, duke uruar që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen për të mirën e qytetarëve.
Nga ana tjetër drejtori i Qendrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan Igli Totozani, e përgëzoi Kryetarin Ilazi për punët e mira të realizuara, bashkëpunimin me shoqërinë civile, e në veçanti me të rinjtë si dhe për krijimin e mekanizimit kundër dhunës në familje, respektimin e barazisë gjinore, funksionimi i KKSB-së, si dhe mbështetjen dhe bashkëpunimin me OJQ-të dhe klubet sportive. Ai tha se OSBE do të vazhdoj të jetë një partner i rëndësishëm për komunat brenda mandatit dhe mundësive që ka në dispozicion.
Në takim veç tjerash u diskutua edhe organizimi i takimeve të mekanizmit kundër dhunës në familje, duke përmbushur kështu edhe obligimet ligjore që dalin nga ky plan. Në takim poashtu prezantoi zyrtari për barazi gjinore Vedat Dema