Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2026.
Takimin e udhëheqi Kryesuesi i Kuvendit Komunal Selajdin Troni, ndërsa prezantoi edhe Kryetari i Komunës Sabedin Vishi dhe stafi ekzekutiv.
Anëtarët e KPF-së i përcollën kuvendit për miratim:
1. Plani i punës i Ekzekutivit të komunës për vitin 2026;
2. Plani i punës i Kuvendit të Komunës për vitin 2026;
3. Propozim Vendimi për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi-KKSB;
4. Propozim Vendimi për themelimin e Komisionit komunal të Aksionarëve për KRM “Pastërtia” Sh. A- Njësia në Kaçanik;
5. Propozim Vendimi për miratimin e Raportit përfundimtar të komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, në fshatin Ivajë;
6. Deklaratë mbi eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave në politikë dhe në jetën publike.