Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e parë për vitin 2022. Takimin e Kryesoi Kryesuesi i Kuvendit Komunal Kemajl Murseli, ndërsa prezantoi edhe Kryetari i Komunës Besim Ilazi si dhe Nënkryetari Sabedin Vishi.
Anëtarët e Kuvendit diskutuan dhe i përcollën për miratim kuvendit pikat e rendit të ditës:
- Plani i punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2022;
- Plani i punës së Ekzekutivit të Komunës për vitin 2022;
- Raporti i punës së Komitetit Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuara, për vitin 2021;
- Propozim Vendimi për formimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi-KKSB;
- Informatë e drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës për përfundimin e gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor, 2021/2022;
- Propozim Vendimi për ndarjen e masës drusore të konfiskuar në vitin 2021, shkollave të komunës;
- Kërkesa e Asociacionit të Komunave të Kosovës- AKK, për emërimin e delegatëve në Kuvendin e AKK.