Komiteti për Komunitete ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2026. Mbledhja u kryesua nga anëtari më i vjetër i këtij komiteti, Shemsedin Abazi, i cili vjen nga shoqëria civile.
Anëtarët e Komitetit për Komunitete, në mënyrë unanime, votuan për zgjedhjen e Betim Shala si kryesues të këtij komiteti.
Me këtë rast, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Selajdin Troni, e uroi kryesuesin Shala për zgjedhjen e tij në krye të Komitetit për Komunitete, duke i dëshiruar suksese në punën e tij.
Në këtë takim u diskutua gjithashtu për hartimin e Planit të Punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2026.