Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbajti mbledhjen e parë për vitin 2022, cilën e kryesoi Kryetari i Komunës Besim Ilazi, kurse prezent ishte edhe Nënkryetari Sabedin Vishi. Për gjendjen e sigurisë në përgjithësi në komunën tonë në periudhën në mes dy takimeve raportoi Komandanti i Stacionit të Policisë në Kaçanik Halim Shehu, i cili tha se situata me sigurinë qytetare në periudhën kohore në mes dy takimeve është e qetë dhe stabile. Shqetësuese është dukuria e dhunës në familje e cila ka rritje edhe në nivel vendi. Në këtë takim u diskutua edhe rreth dukurive tjera negative siç janë përdorimi i narkotikëve , huliganizmi, bulizmi, prerja ilegale e pyjeve si dhe u diskutua mundësia e mbajtes së fushatave vetdijsuese, ligjeratave, debateve publike dhe puntorive për parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm që të shpie në terrorizëm.
Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe rreth Planit të Punës së KKSB për vitin 2022, i cili plan do të dal për miratim në Kuvend Komunal.
Prezent në këtë takim ishin edhe përfaqësues nga KFOR-i Polak dhe nga OSBE-ja.