Në bazë të nenit 43 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, mbahet mbledhja e V (pestë) e Rregullt të Kuvendit të Komunës Kaçanik për vitin 2025.
Mbledhja do të mbahet në sallën e kuvendit të komunës, në katin e tretë të objektit të komunës, me 30.05.2025 (e premte) në ora 11:00.
Mbledhjen do ta kryeson dhe udhëheq Kemal Murseli, Kryesues i Kuvendit.
Në mbledhjen e V (pestë) të Kuvendit të Komunës të datës 30.05.2025, do të shqyrtohet ky:
REND PUNE
1. Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Kuvendit të Komunës;
2. Propozim Vendim për bartjen e mjeteve vetanake të pashpenzuara nga vitet paraprake, në buxhetin e komunës të vitit 2025;
3. Propozim Vendim për shpallje me interes publik të parcelës kadastrale 00515-1 në ZK Kaçanik;
4. Kërkesa e MBPZH për harmonizimin e Rregullores Nr. 02/2025 për taksa, tarifa dhe ngarkesa komunale, të Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural;
5. Kërkesa e MMPHI 3745-2/25 për Rishqyrtimin e Vendimit 01Nr.06-350/01-8267/25 për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve lokale, pas shqyrtimit të ankesave, kërkesave dhe propozimeve nga qytetarët e Komunës së Kaçanikut, të datës 29.04.2025;
6. Kërkesa e MMPHI 1359-2/25 për Rishqyrtimin e Vendimit 01Nr.104/02-3943/25 për miratimin e Planin Ndër komunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt, të datës 27.02.2025.