Në bazë të nenit 52.1 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, mbahet mbledhja e
V (pestë) e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa, për vitin 2025.
Mbledhja do të mbahet në katin e dytë të objektit të komunës, në sallën e
komiteteve të kuvendit, me 26.05.2025 (e hënë), më fillim pune në ora 11:00.
Mbledhjen do ta kryeson dhe udhëheq Kemal Murseli, Kryesues i Kuvendit.
Në mbledhjen e V (pestë) të Rregullt të KPF-s të datës 26.05.2025, do të shqyrtohet ky:
REND PUNE
- Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar e KPF;
- Propozim Vendim për bartjen e mjeteve vetanake të pashpenzuara nga vitet paraprake, në buxhetin e komunës të vitit 2025;
- Propozim Vendim për shpallje me interes publik të parcelës kadastrale 00515-1 në ZK Kaçanik.