Në bazë të nenit 43 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, mbahet mbledhja e
IV (katërt) të Rregullt të Kuvendit të Komunës Kaçanik për vitin 2025.
Mbledhja do të mbahet në sallën e kuvendit të komunës, në katin e tretë të
objektit të komunës, me 29.04.2025 (e martë) në ora 11:00.
Mbledhjen do ta kryeson dhe udhëheq Kemal Murseli, Kryesues i Kuvendit.
Në mbledhjen e IV (katërt) të Kuvendit të Komunës të datës 29.04.2025, do të shqyrtohet ky:
REND PUNE
1. Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Kuvendit të Komunës;
2. Raport periodik për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit;
3. Raporti Tre Mujor Financiar për Periudhën Janar – Mars 2025;
4. Projekt-Rregullore Nr. XX për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Komunën e Kaçanikut;
5. Draft-Rregullorja për taksa, tarifa dhe ngarkesa komunale;
6. Propozim-Vendim Për Emërtimin dhe Riemërtimin e Rrugëve Lokale, pas Shqyrtimit të Ankesave, Kërkesave dhe Propozimeve nga Qytetarët e Komunës së Kaçanikut;
7. Gjendja e sigurisë në komunën e Kaçanikut.