Kryetari i Komunës Besim Ilazi së bashku me nënkryetarin Ylber Bajra, u takuan me ekzekutivin komunal, në kuadër të mbledhjes së fillimjavës, ku u diskutuan aktivitetet komunale gjatë muajit të kaluar, si dhe planifikimet për muajin që sapo kemi nisur.
Për shkak të fluksit të qytetarëve gjatë mbrëmjes gjatë muajit të Ramazanit, Komuna e Kaçanikut ka marrë vendim që Lokacionet tek Stacioni i Autobusëve si dhe hapësira brenda Kalasë së qytetit të shfrytëzohen si hapësira për parking nga ora 20:00.
Në takim poashtu u shpalosën edhe punët dhe planifikimet për muajin qe sapo kemi filluar, ku pritet të fillojnë shumë projekte kapitale si në qendër të qytetit poashtu edhe në fshatrat e Komunës së Kaçanikut, që për qëllim kryesor kanë krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë qytetarët pa dallime. Ekzekutivi i komunës uroi të gjithë besimtarët mysliman, me rastin e fillimit të muajit të ramazanit.